Barcelona luan sot ndeshjen e fundit sezonale, finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias në stadiumin ‘Benito Villamarin’ në Sevilla.
Skuadra katalanase vjen në këtë përballje me hijen e eliminimit të turpshëm nga ana e Liverpoolit në Ligën e kampioneve dhe kjo vihet re edhe në fjalët e kapitenit Lionel Messi.
“Ishte një goditje e fortë për mua dhe të gjithë skuadrën. Iishte e vështirë të merrnim veten dhe kjo u pa edhe në ndeshjet pasardhëse. Trajneri ka bërë një punë impresionuese dhe përsa i përket eliminimit ai ka përgjegjësitë e tij, por, ne lojtarët jemi më shumë fajtorë. E dinim që nuk duhet të ndodhte ajo që u pa me Romën, e megjithatë ndodhi. E donim finalen e Ligës së kampioneve, por ajo që ndodhi ishte e papranueshme”, tha ai.
Ndërkaq, Lionel Messi edhe këtë vit është fituesi i Këpucës së Artë me 36 gola, trofe që e fiton për të 6 here ne karrieren e tij
“Për të qenë i sinqertë, nuk e mendoj këtë. Jemi ende duke marrë veten nga ajo që ndodhi me Liverpoolin dhe nuk po mendoj këto gjëra në aspektin individual. Do të përpiqemi të fitojmë këtë finale dhe të mbyllim sezonin me një titull”, tha Messi.
Finalja e Kupës së mbretit do të luhet në orën 21:00 dhe do të transmetohet në paketën Supersport në Digitalb
Top Channel