Pas zjarrit në katedralen e Notre Dame, arkitektët propozuan shumë ide për të rindërtuar atë. Projektet e publikuara në internet kanë qenë të shumta, madje edhe nga jo-profesionistë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha se ndërtimi i ri do të ketë nevojë për një vështrim “të përshtatur me teknikat dhe sfidat e kohës sonë”.

Të shumta kanë qenë kritikat nga përdoruesit e internetit por disa prej tyre nuk kanë nguruar që të botojnë projekte dhe duhet pranuar se disa prej tyre janë absurde.

 

FOTO GALERI
1/8
Kupola- Ky propozim vjen nga projektuesi Juan Françisco Ronda i cili dëshiron të dërgojë një mesazh qetësie dhe paqeje duke rrethuar katedralen me një kube qelqi. Kupola do të mbështetej nga një kolonë që dilte nga katedralja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA