Wake Up/ “Shkumësi”, drama politike e shoqërisë kosovare vjen në Tiranë

23/05/2019 13:50

Nga skena e teatrit të Prishtinës në atë të Tiranës. Ky është rrugëtimi i shfaqjes “Shkumësi” që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në datat 24 dhe 25 maj (e premte dhe e shtunë) ora 20:00. Shfaqja është një alegori politike e ndërtuar sipas formatit teatër i absurdit me element tragjikomik.

Historia e “Shkumësit” ndërthuret me kufijtë, me liberarilizimin psikik, mendor e shpirtëror mes njerëzve dhe popujve. Urat në shfaqje përdoren si strategji jetike urbane për komunikimim ndërkomunitar. Është dramë politike që prek problemet e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

Autori, me ironi dhe nganjëherë edhe me humor, pasqyron realitetin e shoqërisë kosovare, duke pasur parasysh, me delikatesë, të përkujtojë se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje, duke aluduar qytetin e Mitrovicës. Në këtë shfaqje interpretojnë Faris Berisha dhe Ermal Sadiku i cili është njëkohësisht dhe autor ndërsa regjisori i shfaqjes është Naser Shatrolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA