Wake Up/ Ekspertja e punësimit, Arisa Arizi: Arsyet pse shpërqendrohemi në punë

23/05/2019 13:47

Revista “Forbes” ka publikuar një studim të organizatës “Future Workplace”, sipas të cilit njerëzit do të pëlqenin më shumë të punonin në zyrë, sikur të mos kishin bashkëpunëtorë të zhurmshëm. Ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha të jetës në punë.

Thuajse të gjithë (99%) e punonjësve thonë se shpërqendrohen ndërkohë që punojnë në hapësirën personale në punë.Një numër tre herë më i madh i personave që bëjnë pjesë në gjeneratën e 50-65 vjeçarëve krahasuar me punonjës të rinj, pranon se nuk kanë gjetur një zgjidhje ndaj shpërqendrimeve në zyrë.

Rezultatet e studimit tregojnë se thuajse 3 persona në 4 do të punonin më shumë në zyrë dhe do të ishin më produktivë nëse punëmarrësi do të bënte diçka për të reduktuar shpërqendrimet në vendin e punës, duke ofruar një mundësi të mirë për IT, Burimet Njerëzore dhe strukturat e tjera që te bashkëpunonin.

Top Channel