Shirat e rënë ditët e fundit i kanë sjellë shumë dëme fermerëve në Darsi të Lushnjës. Fermerët e fshatit Gjuzaj të cilët prej shumë vitesh merren me kultivimin e qershisë, këtë vit po llogarisin dëmet e shkaktuara nga lagështia e tepërt e krijuar ditët e fundit.

Arif Alleshi tregon se për vite me radhë ka kultivuar qershi, duke marrë edhe kultivarë nga Italia, por klima në vendin tonë nuk e ka favorizuar duke bërë që investimi mos të japë rendimentin e duhur.

Ashtu si Arifi edhe Sulejmani pati të njëjtin problem me prodhimin. Sa herë që këtyre fermerëve u janë shkaktuar dëme nga moti asnjëherë shteti nuk iu ka ardhur në ndihmë.

Zona e Darsisë është zona kodrinore e Lushnjës e cila prej vitesh njihet si një nga zonat me prodhim të lartëpemtarie.

Top Channel