Delegacioni BE në Tiranë i pyetur nga Top-Channel për kritikat e presidentit Ilir Meta paraditen e të Mërkurës se si është duke u zhvilluar reforma në drejtësi thotë se “Reforma, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

Delegacioni BE theksonte po ashtu se “Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve”.

Për këtë qëndrim të delegacionit të BE, Tedi Blushi zëdhënës i presidentit Ilir Meta thotë:

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Në qëndrimin e zëdhënësit Tedi Blushi nuk mungojnë edhe dozat e ironisë në adresë të Delegacionit të BE.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

Në qoftëse se do të ishte vërtet një sukses reforma në drejtësi tha presindenti Meta , Shqipëria as edhe një minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese!

Top Channel