3 shtetas kanë rënë pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi ushtronin aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).
G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Njoftimi

Fier

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Në pranga 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale

Sekuestrohen rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).
G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA