Tani do të përllogarisim marzhin e fitimit për çdo linjë urbane.

Fillimisht do ti referohemi statistikave zyrtare të operatorëve, përsa i përket numrit të pasagjerëve që ata kanë çdo ditë.

“Sipas statistikave tona e frekuentojnë Tiranën e Re rreth 30 deri në 35 mijë qutetarë në ditë. Por kjo nuk do të thotë që përkthehet direkt në të ardhura pasi rreth deri në 60 % e zënë kategoritë që kanë udhëtimin falas. Ndërsa 35 deri në 40 përqind janë me biletë”, tha Fatos Vrapi, operator i linjave urbane.

Kjo linjë ka në flotën e saj rreth 30 autobuzë, prej të cilëve dalin në punë 26 ose 27. Pjesa tjetër qëndron rezervë, sipas kërkesës së Bashkisë së Tiranës.

Nga 35 mijë që është numri total i pasagjerëve në një ditë rreth 40% e tyre janë me biletë. Pra 14 mijë qytetar në ditë paguajnë biletë në linjën e Tiranës së Re. E përkthyer në para, kjo linjë qarkullon 5,6 milionë lekë të vjetra në ditë, ku më shumë se gjysma e kësaj vlere shkon për mbulimin e shpenzimeve.

“Shpenzimet koherenete sot janë rritur mbi 40%. Të gjitha rritjet ne jemi të detyruar që ti mbajme në kurriz dhe kuptohet që kjo do të ndikojë tek cilësia e ofrimit të shërbimit pasi ne jemi të detyruar që të ulim numrin e mjeteve që nxjerrim në qarkullim sidomos pasdite”, tha Fatos Vrapi, operator i linjave urbane.

Shkojmë tek një linë tjetër. Linja Kombinat Kinostudio është linja tjetër që mban peshën më të madhe të transportit të qytetarëve. Kjo linjë ka në iventarin e saj 38 autobuzë, prej të cilëve 22 janë të vitit 2013 dhe 16 të tjerë të vitit 2002.

Pra, rreth gjysma e flotës, është tepër e amortizuar.

“Linjën tonë nga stataistikat që kemi bërë e frekuentojnë rreth 66 mijë e 500 pasagjerë. Prej të cilëve rreth 37% janë me biletë dhe pjesa tjetër me abone ose karta të ndryshme invaliditeti”, tha Kostandin Foni, administrator i linjës urbane.

Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë këtë linjë e frekuentojnë mestaraisht rreth 24 mijë e 600 qytetrë me biletë. E përkthyer në para kjo linjë qarkullon mesatarisht në ditë 9.8 milionë lekë të vjetra, ku më shumë se gjysma e tyre shkojnë për shpenzimet koherente.

Marzhi i fitimit në këtë linjë është akoma edhe më i lartë, rreth 5 milionë lekë në ditë, pa llogaritur abonetë mujore. Ndërkohë që kjo linjë vijon të ketë autobuzë 17-vjeçarë.

Top Story ka analizuar edhe linjat fundore për të parë se sa është qarkullimi ditor i pasgjerve i përkthyer në para. Linja e Saukut ka një flotë prej 20 mjetesh sipas kontratës që ka me Bashkinë e Tiranës.

“Rreth 20 mijë qytetarë janë ata që lëvizin me linjën tonë Në linjat fundore aboneja shkon nga 50 në 65% . Kështu që në linjën e Saukut janë diku të 65% me abone”, tha Hazbi Përllaku, operator i linjave urbane.

Në këtë linjë rreth 35 % e qyterëve paguajnë biletë. Le ta bëjmë më të thjeshtë për qytetarët, duke folur me shifra. Mesatarisht pasgjerët që udhëtojnë me biletë çdo ditë me itinerar janë 7 mijë. E përkthyer në para kjo linjë qarkullon rreth 2.8 milionë lekë, ku gjysma e tyre janë për shpenzimet.

Një tjetër linjë që ka fluks të madh udhëtarësh me zgjatjen e stacioneve deri te Fresku, është ajo e Porcelanit.

“Afërsisht te 25 mijë veta e përdorin linjën e porcelanit. Me biletë janë rreth 40 % dhe rreth 60% janë me abone”, tha Hazbi Përllaku, operator i linjave urbane.

Sipas përllogaritjes janë rreth 10 mijë qytetarë që udhëtojnë mesatarisht cdo ditë me linjën e Porcelanit, përdorin biletën prej 40 lekësh. Vlera që qarkullon kjo linjë është 4 milionë lekë të vjetra, dhe sërish gjysma e saj është fitim.

Pra, me këto kushte minimale të transportit publik, kjo linjë fiton rreth 2 milion lekë të vjetra në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA