Top Story/ Në Vlorë shërbimi urban është i degraduar
22/05/2019 21:47
Ne udhëtuam edhe drejt qytetit të Vlorës për të sjellë një panoramë të transportit publik. Në brendësi të qytetit që pret mijëra turist në vit, shikon këto stacione autobuzësh.
Këtu jemi në parkun e autobuzëve në Vlorë. Që nga një janari i këtij viti Bashkia e Vlorës, vendosi që të pezulloj këtë shërbim për shkak të humbjeve që shkojnë në 440 milionë lekë.
Megjithatë, mes kushteve të mjerueshme dhe teknologjisë, Vlora ka bërë përparim. Këtu sheh autobusë të amortizuar dhe stacione të shkatërruar, por njëkohësisht ka edhe tabela elektronike për oraret e mbërritjes.
Top Channel