Porcelani është linja e radhës që kemi vëzhguar. Kësaj linje vitet e fundit i janë shtuar disa stacione duke mbuluar me shërbim edhe zonën e Freskut.

Oraret e autobusëve janë të sakta, por problem qëndron tejmbushja e tyre.

“20 është numri i automjeteve të porcelanit ndërkohë që frekuenca e lëvizjes ndryshon në bazë të orarit. Pradite kjo frekuencë s’është në katër minuta ndërsa ë oraret e pasdites dhe të darkës kjo frekuencë shkonë në 7-8 minuta”, Hazbi Përllaku, operator i linjave urbane.

Ne realizuam një udhëtim nga Fresku në qendër me një prej autobuzëve të Porcelanit. Siç e shihni edhe në këto pamje autobuzi është i tejmbushur, madje për këtë arsye pasagjerët po grinden me njëri-tjetrin.

Ditën që ne zgjodhëm për të udhëtuar po binte shi, dhe uji kishte depërtuar brenda autobuzit.

Udhëtimi nga Fresku, nuk zgjati më shumë se 20 minuta për të mbërritur në qendër. Në ditët me trafik, kryesisht në fillim të javës, një qytetari i duhet 45 minuta për këtë udhëtim.

Top Channel