Erenik Beqiri preku Kanën me filmin “Furgoni”. Atij iu desh të kalonte plot 4240 realizime, për të qenë pjesë e 11 filmave të përzgjedhur, në më të mirët në kategorinë short. Duke e bërë kështu Shqipërinë pjesë të klasifikimit së bashku me Argjentinën, Francën, Finlandën, Greqinë, Israelin, Ukrainën dhe Suedinë.
“The van” vjen si produksion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës. Filmi bën pjesë të vetën aktorin protagonist nga Kosova, Arben Bajraktaraj.
Artistët e kanë konsideruar këtë si një shpërblim të merituar për shkak të punës së madhe me filmin.
Filmi flet për një djalë rreth të 20-ve, i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa më shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni.
Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë vetëm një fitues.
Filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë, nga një juri me 9 anëtarë. Presidenti i së cilës është regjisori Alejadro Gonzales. I lakuar së fundmi sidomos për filmin Birdman.
Festivali i Kanës po zhvillohet poshtë yjeve, në një kinema në plazh, duke bërë bashkë emrat më të rëndësishëm të kinemasë botërore. Ky festival konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në dërgimin e filmave në stacionin më të rëndësishëm vlerësues, OSCARS.
Top Channel