Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk ka kaluar sitën e Vetting, duke u shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Ai ishte konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri Publik e apeloi vendimin.
Komisioneri publik pretendonte se shkalla e parë e vetting-ut nuk i ka bërë llogaritë siç duhet, se nuk ka përdorur të njëjtin standard kontrolli si për të tjerët që u bënë shkak për përballjen e Islamajt sërish me vetting-un. Komisioneri publik Florian Ballhysa tha nëntor të 2018-s se blerja e një trualli në Karpen, 25-fish më lirë sesa çmimi real është e dyshimtë.
Pas këtij vendimi Gjykata e Lartë mbetet me vetëm 2 anëtarë, në një kohë kur volumi i çështjeve që presin në Gjykatën e Lartë ka shkuar mbi 31 mijë dosje.
Shkarkimi i Islamajt sjell ngërç edhe në Gjykatën e Lartë, e cila nuk mund të marrë dot vendime, pasi anëtari tjetër, Medi Bici, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, çka ka sjellë edhe largimin e tij nga Gjykata e Lartë.
Ndërkohë që Ardian Dvorani është njëkohësisht edhe kryetar i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ndërsa kryetrari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pas konfirmimit nga KPK, është ankimuar në KPA, e pritet që në javët e ardhshme të nisë edhe seanca për të.
Erdha në prokurori që të mbarojë baltosja dhe poshtërimi ndaj figurës sime për një cështje që nuk kam asnjë lidhje. Në ditë dhë në muajin që është bërë veprimi unë kam qenë në Qipro.
Dhe autoritet greke dhe ato shqiptare kanë provat që të ndalojnë poshtërimin e figurës time për veprimet e mia politike.
Çfarë provash iu depozituan prokurorët për këtë çështje?
Asnjë provë.
Ka të dhëna që tregojnë se iu jeni marrë në hetim për këtë çështje…
Nuk jam marrë në hetim.
Por ndërkohë çfarë mund të thoni se 1 vit pas kësaj masakre ju u ndaluat nga autoritet greke së bashku me disa persona të tjerë?
1- Me vendim nr 2
Pasi degjoi palët KPA vendosi të hetojë disa fakte: E para, një pasuri kullotë me sipërfaqe … në karpen të Kavajës. E dyta, tre pasuri të paluajtshme, të llojit aparatament, njësi tregtare dhe garazhd në pronësi të bashkëjetueses së subjektit të rivlerësimit, zonjës Sonila toska. Katër, verifikimin e burimeve financiare të babit të ndjerë të subjektit Bujar Islamaj…
Pesë, lidhur me pretendimin e subjektit të vlerësimit për depozitimin pranë ILDPKI-së të dy kontratave të dy automejteve të deklaruara prej tij dhe bashkëjetueses së tij përkatësisht mercedes Benz dhe opel corsa. Gjashtë: Të dhënat për hyrje-dalje e tij nga territori i Republikes së Shqipërisë për subjektin e rivleresimit dhe personat e lidhur me të për periudhën 1 janar 2004 dhe 31 dhjetor 2007.
Trupi gjykues pasi mori në cilësinë e provave shkencore aktet e [përcjella nga institucionet kompetente shtetërore lidhur me hetimet e zhvilluara si më sipër si dhe aktet shkresore të dorëzuara nga subjekti së bashku me kundërshtimet e tij ndaj ankimit dhe në seancën në vijim ai ia nënshtroi ato debatit gjyqësor.
Bazuar në këto prova të reja, trupi gjykues vendosi: kryerjen e një analize finaciare të subjektit dhe rivlerësimin e personave lidhur me të për periudhën 2004-2016. Analiza financiare ju paraqit subjektit të rivlerësimit dhe komisionerit publik. Subjekti, në funksion të kësaj analize kërkoi marrjen e disa provave të tjera shkresore që u pranuan nga trupi gjykues. Në përfundim të hetimit gjyqësor të çështjes, pasi dëgjoi edhe konkluzionet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit të komisionerit publik, vlerësoi të gjitha shkaqet e ankimit për kriteret e kontrollit të pasurisë bazuar në aktet e administruara në dosjen gjyqësore si dhe në legjislacionin e zbatueshëm. Pas kësaj, u arrit në përfundimet e mëposhtme:
Lidhur me burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e 3 pasurive me çmimin 1 milion lekë në lagjen 4 Durrës, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë ligjshmërinë e të ardhurave që i kanë shërbyer si burim i krijimit të këtyre pasurive. Në konkluzion, trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm lidhur me kriterin e kontrollit të pasurive.
Për ankimin mbi vlerësimin e ligjshmërisë së likuiditeteve në pronësi të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëjetueses së tij trupi gjykues konstaton se në periudhën e analizuar nga kolegji në vitet 2004-2016, subjekti dhe personat e lidhur me të rezultuan në pamjaftueshmëri të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasuritë e krijuara dhe shpenzimet e krijuara në vlerën prej më shumë se 4 milionë lekë. Pasuria e deklaruar ndër vite arrin vlerën 10 493 870 lekë. Pjesa e mbetur e pasurisë, 4 110 384 lekë, si pasojë e pakësimeve të deklaruara për krijimin e depozitës bankare në vitin 2006 si dhe krijimin e dy depozitave bankare në emër të subjektit të rivlerësimit, si dhe financimit të një pjesë të blerjes së një automjeti, nuk rezulton të jenë deklaruar në deklaratën e pasurisë. Në këtë situatë, trupi gjykues arrin në vlerësimin se subjekti ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurive të tij. Me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasurisë së tij në formën e likuiditetit cash jashtë sistemit bankar, për shkak se rezultoi me pamundësi të mbulimeve të ligjshme për të justifikuar krijimin e saj në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës dhe nenit 33, pika 5, shkronja B e ligjit 84 2016.
Sa i takon shkaqeve të ankimit që lidhen me pjesën tjetër të pasurive, të deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, trupoi gjykues vlerëson se: rezultatet e hetimit gjyqësor nuk e bëjnë të disponueshëm vendimin e komisionit lidhur me këto pasuri. Sa i takon denoncimeve të publikut të paraqitura në Kolegj nga subjekti i rivlerësimit trupi gjykues konstatoi se lidhet me kriteret e aftësive profesionale, për të cilat komisioneri publik nuk kishte paraqitur ankim.
Në përfundim, trupi gjykues vlerëson se subjekti i vlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij. Për këto arsye, trupi gjykues vendosi: ndryshimin e vendimit numër 22, datë 7/6/2018 dhe shkarkimin nga detyra të zotit Edmond Islamaj.
Top Channel