Studentit e universitetit Fan Noli i janë bashkuar protestës kombëtare të studentëve. Studentët kanë bojkotuar mësimin duke u grumbulluar tek Korpusi Universitar.

Një pjesë e studentëve janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e orës 12. Ndërkohë, në disa fakultete, studentët kanë vijuar normalisht mësimin.

Studentët e Korçës kërkojnë unifikimin e kartës së studentit në rang kombëtar, të paguhet periudha e stazhit, të rankohen programet e studimit si dhe që portali i transparencës të bëhet funksional.

Po ashtu pesha e votës së studentëve të rritet me 25 përqind si dhe përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të zgjidhet nga studentët jo nga Ministria.

Mësohet se anëtarëve të këshillit studentor ju është bërë presion të mos marrin pjesë në protestë. U është bërë presion familjarëve të studentëve.

Top Channel