“Ky është një moment historik për mjekësinë shqiptare. Ish-Kryeministri i Italisë është këtu për të promovuar një produkt ekselent dhe iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë. Kompania ekselente ka pika në Londër, Romë, Majemi, Tiranë dhe është kthyer në pikë reference për “E-learning”, i ofron shërbimit tonë shëndetësor një profesionalizëm të lartë”,.
Kështu tha kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar platformën “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë.
Sipas Ramës me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin.
“‘E-learning’ fut teknologjinë në mjekësi, duke zhvilluar mjekësinë më tutje. Unë dua të falënderoj ish-kryeministrin italian Dalema, sepse së pari ka qenë një reformë e rëndësishme e kryer në kohën e qeverisë së tij për shëndetësinë, kur është futur ajo ç’ka u bë pastaj shembull për ne, edukimi në vazhdim i detyruar. Sot në mjekësinë shqiptare është një partner profesional shumë i rëndësishëm.
Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm. Është sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore.
Ne jemi duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë, pasi ambicia jonë është që të përfitojmë nga inovacioni, pavarësisht shkallës së zhvillimit të vendit. Ne duam që të jemi përpara në sistemin e teknologjisë, që burokracia të marrë fund. Kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë, por me këtë hap çelet ky shteg. Nuk është vetëm sistem i pamanipulueshëm, por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është sistem që do të lehtësojë punën e profesionistëve në mjekësi, që informon në kohë reale aktivitetin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë”, tha Rama.
Top Channel