Lulzim Basha e ka konsideruar kapitullim propozimin e Edi Ramës, ndërsa pranon vetëm një dialog, atë kombëtar ku të vendosë referendumi popullor.

“Fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë do ta kenë shqiptarët. Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli. Asnjë hap pas”, shkroi Basha në Twitter.

Basha i kërkoi durrsakëve të bashkohen për të ndalur Edi Ramën për të mos lejuar zgjedhje false.

Në Durrës, Basha iu drejtua edhe ish-kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako, duke u shprehur se sapo PD-ja të vijë në pushtet ai do të shkojë përpara drejtësisë.

Top Channel