Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime Iu deshën mbi 220 vjet, por një urdhër murgjish në Belgjikë, prodhues i një birre mesjetare që tërhoqi vëmendje të madhe në vitet ‘50, ka nisur ta krijojë atë sërish siç ishte në formën origjinale, pasi zbuloi në arkivat e tij përbërësit dhe metodat fillestare.
Për belgët, adhurues të birrës, ky ishte një lajm i mirë. Kreu i abacisë, at Karel Stautemas, e bëri njoftimin përpara kryetarit të Bashkisë së Grimbergen dhe 120 gazetarësh e entuziastësh.
Ai e rrëkëlleu vetë gotën e parë duke thënë se kjo birrë përbënte pikën kulmore të një kërkimi 4-vjeçar mbi metodat e përdorura nga murgjit e vjetër të manastirit Norbertine, përpara se ai të digjej nga revolucionarët francezë në 1798.
Edhe pse godina më vonë u rindërtua, mendohej se punishtja e saj e birrës dhe sidomos recetat e saj, kishin humbur një herë e përgjithmonë. Stautemas e pranoi sidoqoftë se ndoshta është mirë që birra e porsaardhur me 10.8% alkool, të mos konsumohet në sasi të mëdha. Një deri në deri në dy gota mjaftojnë, u shpreh ai.
Dorëshkrimet e vjetra me recetat ishin ruajtur falë shkathtësisë së disa murgjve, që kishin arritur të nxirrnin rreth 300 libra nga biblioteka e Abacisë, përpara se ajo të përfshihej nga flakët.
Top Channel