Në një fushëbetejë piktoreske, të rrethuar nga një kështjellë mesjetare në qendër të Ukrainës, qindra burra të veshur me armatura kalorsiake luftuan me njëri-tjetrin me shpata, shtiza dhe mburoja në duar.
Beteja, në të cilën luftëtarët dukeshin të vërtetë, pavarësisht se në duar mbanin armë druri, vjen ndërsa Ukraina pret kampionatin botëror të luftimeve mesjetare, një disiplinë që ajo e njeh si sport zyrtar.
Plot 29 ekipe nga bota – mes të cilave edhe Britania, Gjermania, Kina dhe Australia, – luftojnë beteja të vërteta në një arenë të mbuluar me rërë, disa mbi kuaj e të tjerë në këmbë.
Ukraina e ka njohur këtë luftim të stilit mesjetar si një sport zyrtar në vitin 2016, e ishte vendi i parë që e bënte këtë. Festivali organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Luftimeve Mesjetare, e për 4 ditë, në një fshat 100 km larg Kievit ka pritur betejat mes ekipeve ndërkombëtare.
Vitin e shkuar, kampionati ndërkombëtar u mbajt në Skoci.
Top Channel