Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve për këtë pjesë të shoqërisë.
Në një postim në “Facebook” ai thotë se ata duhet të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë, ndërsa publikon edhe foton e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.
“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.??”, shkruan Kreu i Shtetit.
Top Channel