Vitin e ardhshëm, në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 do të jetë edhe Çmimi i Madh i Holandës, garë kjo që do të zhvillohet në pistën e Zandvoort.

Max Verstappen përfitoi nga rasti për t’u kthyer në vendlindje, duke testuar këtë pistë me makinën e tij Red Bull, sigurisht i shoqëruar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Pierre Gasly.

Interesimi për këtë ngjarje ishte i madh, me tifozët që u mblodhën rreth kësaj piste që në orën 7:00 të mëngjesit dhe asnjëri prej tyre nuk mbeti i zhgënjyer.

Ky eveniment ishte në kuadër të edicionit të katërt të “Jumbo Racedagen”, me Verstappenin që në vitin 2017 vendosi edhe një rekord jozyrtar të pistës, me 1 minutë, 19 sekonda dhe 511 të mijëtat.

“Ishte edicioni i katërt i ‘Jumbo Racedagen’ dhe këtu ishte një çmenduri. Ishte diçka fantastike të shihje sesa shumë tifozë holandezë ishin mbledhur për të ndjekur këtë ngjarje. Pista në vetvete është shumë sfiduese dhe është diçka e mrekullueshme që ajo do të kthehet në kalendarin e Formulës 1”, tha Verstappen.

Ndërsa pritet që pista e Zandvoortit të jetë gati për vitin 2020, Verstappen dhe Gasly po përgatiten për ndalesën e radhës së Botërorit të Formulës 1, që do të jetë Çmimi i Madh i Monacos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA