Durrës/ 16-vjeçari përplaset nga treni
20/05/2019 11:38
Një aksident hekurudhor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.
Një 16-vjeçar është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të ulët. Mësohet se shkak ka qenë dhe fakti se i riu ka qenë duke ecur me kufje në vesh.
I plagosuri, inicialet S.K është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel