Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidaturën e Dhionisios Alfred Petro Beleri, i cili ishte regjistruar si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.

KQZ thotë se vendimi u mor pas verifikimit të deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit.

KQZ nuk nuk jep detaje për këtë vendim, por thuhet se shkak është bërë një dënim i formës së prerë i Belerit vite më parë.

Athina zyrtare ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Gjate orëve të vona të mbrëmjes, ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën.

Athina thotë se nuk ka bazë ligjore, ndërsa po ndjek zhvillimet.

“Jemi të gatshëm të mbështesim përfaqësuesit e minoritetit”, përfundon deklarata e Ninistrise së Jashtme greke.

Top Channel