Titulli i kampionit të Evropës për klube në basketboll për meshkuj do të diskutohet nga CSKA e Moskës dhe Anadolu Efes. skuadra ruse që rikthehet në finalen e Euroleague pas 3 vitesh, eliminoi në gjysmëfinale kampionët në fuqi të Realit të Madridit teksa e mundi me rezultatin 95-90.
Gjërat po shkonin mirë për skuadrën madrilene që i mbylli 3 periodat e para të sfidës me avantazhin 73-65, ndërkohë që në fillimin e 10 minutëshit të fundit rezultati ishte 78-69 për të. Pas kësaj gjërat ndryshuan në mënyrë radikale për rusët që të drejtuar nga De Colo përmbysën gjithçka duke regjistruar një rezultat të pjessshëm 20-7, për të vulosur fitoren me 4 gjuajtjet e lira të ekzekutuara nga Higgins në 15 sekondat e fundit. për CSKA e Moskës ajo e së dielës do të jetë finalja e 7 në Euroleague në 14 vitet e fundit.
Surpriza e ditës në fazën e Final Four ishte Anadolu Efes që mundi pretendentët e Fenerbahces për të arritur në finalen e Euroleagues për herë të parë në historinë e tij. Anadolu e fitoi këtë euroderbi turk me rezultatin 92-73, një sukses ky që nuk u vu në diskutim në asnjë moment. Ata që morën përsipër t2ë drejtonin Efes drejt kësaj fitoreje historike ishin Shane Larkin me 30 pikë, 7 topa në tabelë e 7 assist dhe Vasilje Micic me 25 pikë. ajo që të habit më shumë është se Efes, që një vit më parë e mbylli sezonin e rregullt në vendin e fundit, eliminoi skuadrën që ishte dominuese përpara fazës së playoffit dhe Final Four në Euroleague sic ishte Fenrbehceja për të cilën mungoi Datome. Pjesa e dytë ishte ajo që vendosi fatin e sfidës me Efes që e bombardoi skuadrën kundërshtare me 14 gjuajtje të sakta nga distanca e 3 pikëve
Top Channel