Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e sezonit të pushimeve, AKU do të nisë kontrolle në çdo bar, restorant dhe dyqan në bregdet.

Aksioni i parë ka nisur nga Fieri ku janë vendosur edhe gjoba.

“Kemi rastin e Fierit, është evidentuar një njësi tregtimi supermarket që tregtonte produkte ushqimore jashtë afatit të skadencës. Janë marrë masat e menjëhershme duke bllokuar produktin me qellim final asgjesimin e tij. Subjekti në fjalë është gjobitur pasi përveç mallrave të skaduar, më parë ka qenë objeket i inspektimit dhe detyrat e lëna nga institucioni nuk janë respektuar”, tha Pamela Radovani, AKU.

Sipas Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit, këtë vit numri i inspektimeve do të jetë 20% më i lartë, krahasuar me ato të një viti të mëparshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA