Kreu i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari hodhi akuza në Top Talk, në lidhje me ndarjen e buxhetit të shtetit për federatat sportive.
Sipas tij, buxheti ndahet jo në mënyrë të drejtë dhe pa transparencë, duke shtuar se më shumë para merr ai që ndodhet më pranë “luanit”.
“Shteti duhet të heqë dorë nga kjo mënyrë drejtimi, ku buxheti që ndahet nga ministria nuk është i drejtë dhe i pabarabartë. Ka diskriminime mes federatave. Nuk ka transparencë. Pjesën e ‘luanit’ e merr ai që rri pranë ‘luanit’. Kjo bëhet me njohje dhe nuk ka asnjë transparencë. Basketbolli merr 80 mijë euro në vit dhe kemi 7 ekipe kombëtare. Minimumi i buxheti duhet të ishte 1 milionë euro që të funksiononte mirë dhe kjo bëhet me anë të Ligjit për Sponsorizimin’. E fut sportin më garë për të gjeneruar të ardhura. Ky ligj hap dritaren për dritën jeshile për sportin. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do kemi sport. Bashkitë iu japin disa rroga dhe çfarë sportesh mund të presësh kur s’kemi as terren sportive”, u shpreh Ponari.
Top Channel