Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e karrierës Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50 vjeçari po gjykohet për zbulimin e ONM-së, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992, por tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza është ulur në bankën e të akuzuarve.

Prokuroria e Tiranës ka çuar ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetues si të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë.

Për mos deklarimin në formular, Thanza pretendon se posedon një dëshmi penaliteti të pastër dhe se nuk ka fshehur asnjë krim.

Sidoqoftë alibia mbetet e vështirë për t’u besuar, përderisa shteti italian e konfirmoi me letër porosi ngjarjen për të cilën, njeriu që mbante çekiçin e drejtësisë, ishte shpallur fajtor 20 vite më parë.

Rezulton se në 1999, Thanza është dënuar, pasi në 18 qershor 1999 në San Gulian bashkë me persona të tjerë dyshohet të ketë vjedhur, por ky vendim nuk është deklaruar prej tij në formularët e dekriminalizimit.

Seanca e radhës ndaj ish-gjyqtarin Thanza do të zhvillohet më 31 maj, ditë në të cilën mbrojtja do të konkluzionet e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel