Për ata që dinë si të kujdesen për faqen perfekte në Instagram dhe shkruajnë postime të goditura, një mundësi e papërsëritshme u ofrohet për t’u bërë pjesë e ekipit mbretëror britanik të komunikimeve.

Në faqen e internetit ku listohen vendet vakante të punës në oborr, po kërkohet edhe një punonjës i komunikimeve digjitale, që do të gjejë mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës Elizabeth II në sytë e publikut dhe në skenën botërore.

Roli, që përfshin edhe mbulimin e vizitave shtetërore, kërkimin dhe shkrimin e artikujve, si dhe menaxhimin e platformave digjitale, vjen me një pagë prej rreth 30 mijë paund ose 38 mijë dollarë, në varësi edhe të eksperiencës.

Aplikanti i suksesshëm do të sigurojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse avantazhesh, leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas. Vendi i punës do të jetë në Pallatin “Buckingham”.

Mbretëresha Elizabeth II, në fakt nuk është më e huaj në mediet sociale. Në mars të këtij viti, ajo publikoi postimin e parë në Instagram gjatë një vizite në Muzeun e Shkencave të Londrës. Familja mbretërore britanike ka ndërkohë miliona ndjekës në llogaritë e saj zyrtare në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA