Piktori Gazmend Leka ka çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozitën e parë personale. Janë 43 vepra në pikturë, të cilat u përkasin cikleve “Black box”, “Molla”, “Lutja”, “Totem” dhe “Natura Morta”.
Në veprat e ekspozuara publiku shkodran do të njihet me të gjitha etapat artistike, që ka kaluar Leka.
Vetë piktori e cilëson këtë ekspozitë, që ndodh për herë të parë në Shkodër, si një ndër më të rëndësishmet në jetën e tij, për shkak të përmasave që ka, ndërsa e cilëson Shkodrën, jo si qytet me vlera për artin, por si kryeqytet të artit shqiptar.
Artisti tregon edhe se si ndikon gjendja aktuale në vend në krijimtarinë e tij artistike. Ekspozita e piktorit Gazmend Leka do të qëndrojë hapur për publikun në Shkodër deri më datë 10 qershor.
Top Channel