Pas transmetimit të kronikës në Top Channel reagoi Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që thotë se ka ngritur grupin e inspektimit për verifikimin e tregtimit të ilaçit në çdo subjekt farmaceutik.

Po kështu, një tjetër grup pune ka nisur kontrollin dhe verifikimin e çmimit të pullës së kontrollit, duke iu referuar importeve të barnave të bëra ndër vite.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, rastin në fjalë e ka referuar edhe pranë Krimit Ekonomik, e thotë se të dyja institucionet janë duke kryer procedurat e mëtejshme ligjore në subjektin farmaceutik.

Top Channel