“Ilaçi” i referohet Krimit Ekonomik. Agjencia e Barnave nis verifikimin pas denoncimit të TCH
17/05/2019 19:30
Pas transmetimit të kronikës në Top Channel reagoi Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që thotë se ka ngritur grupin e inspektimit për verifikimin e tregtimit të ilaçit në çdo subjekt farmaceutik.
Po kështu, një tjetër grup pune ka nisur kontrollin dhe verifikimin e çmimit të pullës së kontrollit, duke iu referuar importeve të barnave të bëra ndër vite.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, rastin në fjalë e ka referuar edhe pranë Krimit Ekonomik, e thotë se të dyja institucionet janë duke kryer procedurat e mëtejshme ligjore në subjektin farmaceutik.
Top Channel