I dënuar me 10 vite burg, kapet 52-vjeçari i shpallur në kërkim
17/05/2019 11:14
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçari të shpallur në kërkim, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Mësohet se 52-vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet F.M, 52 vjeç.
Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.
Top Channel