Etiketa e produkteve të ushqimeve në vendin tonë nuk ka të gjithë informacionin që kërkon ligjit për etiketimin dhe informimin e konsumatorit.
Top Channel bleu disa produkte ushqimore pranë një supermarketi në Tiranë, dhe ajo që u vu re është së në këto ushqime mungon informacioni bazë si; origjina e produktit, përkthimi i etiketës në gjuhën shqipe, mos deklarimi i elementëve mbrojtës si konservantët, apo dhe data e skadencës, si është tek nënproduktet e mishit.
“Duhet bërë një fushatë sensibilizuese nga institucionet përgjegjëse se kjo bukë ka x përmbatje proteine. Në lidhje me djathin është detyrë e prodhuesit se me cfarë e bën djathin, por nga ana tjetër është dhe detyrë e autoriteteve që meren me këtë punë të gjejnë se cfarë ka djathi brënda. Për shembull cazeina është proteina klasike e bulmetit sa është niveli i cazeinës në këtë produkt askush nuk e di pasi prodhuesi nuk e deklaron. “, tha Enriko Cenko, ekspert ushqimi.
Sipas qytetarëve etiketa është garancia e produktit ushqimore. Duket se ndryshimet e Kodit Penal për sigurinë ushqimore në vendin tonë nuk kanë trembur as prodhuesit dhe as tregtarët.
Top Channel