Komisioni Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Sokol Binaj.

Trupa gjykuese e KPK që shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Binaj përbëhet nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Pamela Qirko.

Sokol Binaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004, pas një dekade qëndrimi në Romë të Italisë.

Ai punon prej 15 vitesh në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërkohë që paralelisht me funksionin ka marrë pjesë në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës në cilësinë e ekspertit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA