Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli/ Policia: Nuk po i gjejmë dot, jemi të shqetësuar

16/05/2019 10:53

BBC raporton se një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës, shkruan BBC.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare rezultojnë të zhdukura dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri.

Top Channel