Në interpelancën e kërkuar sot me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputeti Lefter Maliqi shprehu shqetësimet e tij për situatën e burgjeve.

“Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, po drejtuesit me firmën tuaj kalojnë në sitë? A e meritojnë atë vend pune?”, tha ai.

Më tej gjatë fjalë së tij, Lefter Maliqi u ndal edhe tek çështja e amnistisë.

“Ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gramë drogë për vjedhje të lehta. Vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia”, tha ai.

Top Channel