Ish-komandanti i padëshiruar/ Selimi, i dënuar për krime lufte. Shqipërisë i kërkohet ta refuzojë

16/05/2019 15:26

25 janarin e këtij viti, Sylejman Selimi, ish-komandant i UÇK-së i dënuar për krime lufte që përfshinin torturimin e civilëve të burgosur në një kamp të saj në Skënderaj, u la i lirë me kusht.

“E vërteta vonon, por triumfon gjithmonë. Sylejman Selimi është një sinonim i të vërtetës së UCK-së. Mirësevjen komandant”, shkroi asokohe në facebook kryetari i parlamentit të Kosoves, Kadri Veseli.

Selimi fitoi lirinë, por deri në 30 tetor të vitit 2020, do të mbahet nën monitorim nga shërbimi i lirimit me kusht të Kosovës. Gjykata themelore e Mitrovicës e kishte dënuar fillimisht me tetë vjet heqje lirie, ajo e Apelit në Prishtinë ia reduktoi dënimin me një vit, e në fund, qëndroi prapa hekurave për mbi 5 vjet.

Selimi ka qenë anëtar i atij që njihet si “grupi i Drenicës”, prej nga ku dolën një sërë liderësh politike në Kosovën e pasluftës, përfshirë dhe vetë presidentin Hashim Thaçi.

Pa u mbushur dy javë nga lirimi i tij, kryeministri Ramush Haradinaj e caktoi këshilltar të vetin politik, një lëvizje kjo që u kritikua nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Serbi, që argumentoi se individë të cilët kanë kryer krime lufte nuk i përkasin institucioneve shtetërore të Kosovës, e tha se ky emërim tregonte mungesë serioziteti e angazhimit të qeverisë për paqen.

Selimi ishte thirrur të dëshmonte dhe në Hagë. Pas luftës, Selimi u emërua si komandant i Gardës së Kosovës, më pas komandant i Korpusit Mbrojtës të Kosovës.

Së fundi, ka pasur zëra se ai do të emërohet ambasador në Tiranë. Në datën 3 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett shkruante në twitter: “Çfarë mesazhi i dërgon Kosova botës kur propozon për ambassador një të dënuar për krime lufte?A tregon kjo respekt per sundimin e ligjit ? Ne padyshim e kundërshtojmë me forcë një vendim të tillë. Të presim e shohim”!!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA