Gjobitet marketi. Produktet jashtë afatit, pa etiketë dhe nuk kishte licencë për aktivitetin

16/05/2019 20:24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur një market të një rrjeti të njohur në Tiranë, pasi inspektorët konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmërie.

Gjithashtu, inspektorët konstatuan se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

AKU gjobiti subjektin me 300 mijë lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit, 200 mijë lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe gjobë 1 milion për mungesë të licencimit.

Po ashtu, inspektorët bllokuan edhe të gjitha produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA