Fotot/ Familjarë e kolegë në lot për major Tanushin
16/05/2019 10:34
Kanë nisur homazhet për major Klodian Tanushin e i cili humbi jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine prej të cilës u nda nga jeta edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Homazhet po zhvillohen në muzeun kombëtar, dhe do të vijojnë deri në orën 12:00.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.
Top Channel