Basketbollistet e WNBA në Tiranë, japin eksperiencë për basketbollin shqiptar

16/05/2019 20:33

Në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Të bashkuar nëpërmjet sportit”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka sjellë në Ttiranë dy ish-basketbolliste profesioniste, lojtare të WNBA-së dhe kombëtares amerikane, për të dhënë eksperiencën e tyre.

Alice Ruth dhe Chineze Nwagbo kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, të Universitetit të Sportit dhe kanë qenë të pranishme në seanca stërvitore të tyre.

Dhe në përmbyllje të kësaj vizite dy sportistet amerikane janë shprehur mjaft entuziaste për eksperiencën në Shqipëri.

Nwagbo tha: “Në radhë të parë mendoj se ju në Shqipëri jeni të mrekullueshëm, një eksperiencë e mrekullueshme, buzëqeshje të ngrohta dhe mirësjellja ishte diçka që do ta kujtoj gjithmonë. Ne erdhëm sepse jemi sportiste profesioniste dhe t’u tregojmë këtyre fëmijëve çfarë kemi mësuar”.

Ndërkohë që Alice Ruth, medaliste olimpike me kombëtaren e basketbollit, ka gjithashtu një mendim mjaft pozitiv: “Kam parw disa talente që dua t’i marr me vete në SHBA. Jam e sigurt se edhe Junior NBA është i interesuar që të bëjë diçka për ju. Shikoj të ardhme për ju këtu në Shqipëri, shpresoj që të vazhdoni punën për t’u përmirësuar e për të pasur progres”.

Ndërkohë pritet që në hapin e dytë të këtij projekti të ketë një bashkëpunim me Federatën e Basketbollit dhe kampe fëmijësh që mund të stërviten nga trajnerë amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA