Operatorët turistikë ngrenë alarmin dhe thonë se për shkak të trazirave politike në Shqipëri, situata me turizmin po bëhet dramatike, pasi nordikët, gjermanët dhe grupet po anulojnë rezervimet që kanë bërë në vendin tonë.

Sipas tyre, operatorët e huaj partnerë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre. Problem tjetër mbetet infrastruktura e dobët: Para pak ditësh erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për t’i dërguar nëpër hotelet e rezervuara, ishte jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.

Top Channel