Në qytetin e Roterdamit situata është tërësisht ndryshe nga panorama që të shfaqin këta deputetë ekstremistë. Shumë pak njerëz i njohin shqiptarët, të cilët përbëjnë më pak se 0,0001% të popullsisë prej afro 17 milionë banorë të Holandës ku gati 20% janë me origjinë jo holandeze.

Edhe më pak, janë ata njohin namin e keq të grupeve kriminale shqiptare apo atyre që njihen si emigrantë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme me anije drejt Anglisë.

Por duket se ajo që e ka rritur edhe më shumë në imazhin negativ të shqiptarëve është edhe media holandeze. Në 16 prill, pikërisht në ditën e votimit në parlamentin holandez të mocionit për rivendosjen e vizave, një nga gazetat më të mëdha në vend, NRC publikoi një artikull të gjatë të titulluar “Shqiptarët e padukshëm ngjiten në tregtinë e kokainës” sipas të cilit shqiptarët kanë ngritur një perandori droge në Holandë.

“Kriminelët shqiptarë përbëjnë një prej grupeve më të rëndësishme të drogës në Holandë”, citohet në artikull prokurori publik në Amsterdam Otto Van Der Bijl. Top Story kontaktoi me Prokurorinë e Amsterdamit e cila refuzoi të komentojë.

Në artikullin e NRC, thuhet se shqiptarët krahasohen me mafian italiane ndërsa përshkruhen si njerëz të ashpër dhe nxitës lufte.

“Shqipëria ka një shkallë të lartë vrasjesh sipas standarteve europiane ndërsa përdorimi I dhunës është rritur historikisht dhe është i vështirë të zhduket”-thuhet në shkrim.

Artikulli përveçse notave kritikuese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, nuk kishte asnjë fakt, asnjë provë dhe asnjë statistikë që shqiptarët ishin njerëz të egër.

“Një gjë e keqe ndodhi të martën në mëngjes, fiks kur do të bëhej votimi. Gazeta kryesore në Holandë, si të thuash “Frankfurt Algemajner”, nxori një artikull shumë negativ kundër Shqipërisë. Ishte një intervistë me një prokuror në Amsterdam, i cili, për mendimin tim, po fliste budallallëqe. Por kjo s’është asgjë. Por e dhanë një përgjigje dhe vetë, duke thënë se sa të këqij janë shqiptarët. Thoshin që shqiptarët janë popull shumë të dhunshëm. Pastaj vazhdonin me pesë pika për të vërtetuar atë që do të thoshin, por nuk është e vërtetë. Thoshin që një libër shkolle të viteve 1905 i përshkruante shqiptarët si njerëz malesh shumë të dhunshëm. Thoshin që Shqipëria renditet e para për dhunën në familje, gjë që nuk është e vërtetë. Thoshte që kanë numrin më të lartë të vrasjeve. Që nuk është e vërtetë. Dhe mund të vazhdosh me një listë të gjatë gjërash që nuk janë të vërteta”, tha Robert Bosch, Ish Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA