Pavarësisht se mocioni u votua vetëm 1 muaj më parë dhe gjatë këtij viti ka patur mjaft diskutime mbi rrezikun që vjen nga grupet kriminale shqiptare, e vërteta qëndron ndryshe.

Vetë gazetari holandez pranon se gjatë 2019-ës nuk ka sasi të mëdha droge të kapura në Holandë dhe hetimet më të mëdha për të cilat ai vetë ka shkruar, i përkasin 2 viteve më parë.

Sipas Paul Vugt, edhe vetë autoritetet holandeze nuk kanë një statistikë të qartë sesa përqind e krimit të organizuar e përbëjnë shqiptarët.

“Qeveria holandeze ka një problem të madh sepse s’e dinë se sa shqiptarë jetojnë në Holandë. S’dinë se sa prej tyre janë përfshirë në krime. Një prej problemeve më të mëdha është se shqiptarët mund të ndryshojnë identitet edhe në mënyrë të ligjshme.Kjo nuk është e mundur në Holandë. Një tjetër gjë është se kartat e identitetit mund të falsifikohen lehtë”, tha gazetari Paul Vugt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA