Me çantat e pazarit në duar çifti Demiri ka dalë si çdo ditë në lagjen ku banon prej 40 vjetësh.
“Kemi 50 vjet bashkë, tre fëmijët i shkollova këtu dhe janë dy inxhinierë dhe një mjeke, në shkolla publike”, tha Vangjel Demiri.
Erdhi nga Erseka që 12 vjeç në Tiranë.
“Asnjë njeri nuk kisha në Tiranë. Isha jetim. Nëna kishte 4 fëmijë. Erdha në Tiranë, mbarova të lartën për inxhinieri”, tha ai.
Tre herë gjyshër, Vangjeli tregon si e njohu Razijen.
“E mora me një boce rrobash, pa dasëm. Kisha marrë shtëpi dhe ishte bosh”, tha ai.
Gjithë jetën Vangjeli punoi nga veriu në jug të Shqipërisë si inxhinier për ndërtimet në tokë, tunelet. Razija është Tironse e vjetër. Ka punuar në
spital si shefe kuzhine.
“Sekreti i jetëgjatësisë është dashuria e mirëkuptimi, dhe përqendrimi për t’i zgjidhur hallet së bashku, pa ju kthyer kurrizin”, tha Vangjeli.
Vangjeli është 76 vjeç, Razija 66.
“Jeta ime i ngjan kësaj rruge me pemë dhe lulishtet anash”, tha ai.
Çifti simpatik thotë se e nisën nga luga e piruni dhe se në fillim kishin vetëm 4 faqet e murit.
Top Channel