Sulmet politike dhe raporti familjar me kryeministrin, Olsi Rama i tregon të gjitha në “Wake Up”

15/05/2019 09:10

Këtë mëngjes në emisionin “Wake up’ në Top Channel, i ftuar ishte Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, cili përveç sportit është pyetur edhe për raportet që ka me vëllanë, kryeministrin e vendit Edi Rama.

Olsi është shprehur se pavarësisht se është përfshirë shpesh herë në sulme politike, ka zgjedhur që të jetë indiferent ndaj atyre që thuhen në media për të.

Ai tha se me Ramën nuk flasin as për politikë dhe as për sport dhe që një pjesë të kohës që kalojnë bashkë, luajnë basketboll.

“Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë më problemet politike, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar”, tha Olsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA