Rreth orës 13.00 të së mërkurës mbërriti në aeroportin e Rinasit, avioni që ktheu në shtëpi, trupin e pajetë të komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi, që humbi jetën në Letoni si pasojë e plagëve të marra në shpërthimin e minës që më herët i kishte marrë jetën nëntetares Zarife Hasanaj.

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i shpallur dëshmor i atdheut, u prit me një ceremoni shtetërore në aeroportin e Rinasit, ku merrnin pjesë ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka, shefi i shtabit të ushtrisë Bardhyl Kollçaku, drejtues të lartë ushtarak si edhe miq e familjarë.

Homazhet në nder të majorit do të mbahen të enjten në muzeun historik kombëtar, nga ora 10.00-12.00, pas të cilave major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit, në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel