Investimet vendase do të trajtohen njëlloj si ato të huaja. Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projekligjin e ri për investimet i cili unifikon legjislacionin për trajtimin e bizneseve.
Me aktet që janë në fuqi investimet e huaja në Shqipëri gëzojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, ndryshime e reja ligjore heqin diskriminim mes investitorëve vendas dhe atyre të huaj.
Eksperti i ekonomisë profesor Adrian Civici e sheh pozitiv trajtimin njëlloj të investitorëve.
Nga ana tjetër Civici shton se për rritjen e investimeve duhet edhe një klimë më mirë për biznesit.
Projektligji parashikon zgjidhjen e shpejtë në rastet e konflikteve mes institucioneve dhe investitorëve për të evituar Arbitrazhet.
Po ashtu synohet zbatimi i standardeve dhe rregulloreve të punës, të sigurisë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Top Channel