Lewis Hamilton tregon se nuk është vetëm një pilot fantastik, por edhe një njeri me zemër të artë.

Piloti britanik, i cili triumfoi të dielën në Çmimin e Madh të Spanjës në Formulën 1, vendosi që t’ia dhurojë trofeun e garës vogëlushit 5-vjeçar, Harry Shaw, i cili vuan nga kanceri.

Përpara fillimit të garës, vet vogëlushi i kishte dërguar një mesazh Hamiltonit, i cili pas përfundimit të saj theksoi se Harry ishte një frymëzim për të. Ndërkohë, drejtuesit e Mercedesit dërguan makinën W10 të Hamiltonit në shtëpinë e vogëlushit Harry, për ta admiruar nga pranë.

Një gjest ky që e preku shumë babain e vogëlushit, James Shaw, që komentoi dhuratën e bërë nga 5 herë kampioni i botës në Formulën 1.

“Nuk mund të kuptoni se çfarë do të thotë ky gjest për djalin tim. Tani ai beson se Lewis është miku i tij më i mirë dhe për një fëmijë kjo është diçka fantastike. Në një moment të tmerrshëm si ky, të gjithë ne kemi një motiv për të buzëqeshur”, tha James Shaw.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA