Gjendet trupi i 55-vjeçarit në Sarandë, u mbyt 3 ditë më parë
15/05/2019 11:50
Trupi i 55-vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë është gjetur.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas tre ditësh kërkime, sot rreth orës 10:15 polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 55-vjeçarit Arben Shaqiri që u mbyt aksidentalisht.
Informacion paraprak
Polumbarët e Reneas gjejnë trupin e pajetë të 55 vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës.
Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
Top Channel