Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit.
Rama tha se për zgjedhjet është krijuar një ekip i mirë dhe me potencial për një qeverisje të re vendore.
“Kemi arritur të finalizojmë një ekip të mirë për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatura me potencial real për të ndërtuar një qeverisje të re vendore. Jam shumë i kënaqur me kandidadurën e Shkodrës. Ai meriton gjithë vlerësimin e respektin tonë. Besoj që i kemi dhenë Kukësit kandidatin e duhur për të bërë ndryshim atje. Një personazh i mirënjohur për komunitetin dhe që ka dhenë prova për tu vlerësuar si një administrator i aftë.
Kam besim se në tërësi se kandidaturat në zonat ende më të prapambetura për 10001 e arsye ato të thella që nga Tropoja në Konispol janë meritojnë vëmendje dhe konsiderim.
Në Durrës kemi vendosur të bësojmë te fuqia e gruas, një zonjë që për rreth 6 vjet ka drejtuar Tatimet, dhe që nuk ka patur ankesa për të.
Edhe ne bashki ku nuk kemi qeverisur mendoj që kemi bërë zgjedhje të mira, si Devolli , një bashki tradicionalisht djathtas, e cila ka një potencial të pashfrytëzuar, pa harruar edhe bashki të tjera që nuk kanë qenë nënë drejtimin E PS, Selenica është një bashki me territor të madh, jastëku i gjelbër i Vlorës, ku ne po punojmë shumë, për një zhvillim të konsiderueshëm për potencialet që ajo zonë ka.
Apo bashki si Cërriku, Prrenjasi, që janë të vogla në zë, por jo për nga potenciali.
Mendoj që jemi në kushtet kur mund ti shikojmë në sy qytetarët e tu themi që kemi vendosur për një numër kandidatësh që meritojnë të votohen”, tha Rana.
Top Channel