Policia merr në ruajtje ambasadorin e OSBE; Fshihen parullat intimiduese
14/05/2019 15:32
Një grup të rinjsh të PD dhe LSI, protestuan para pallatit ku banon ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard.
Në hyrjen e pallatit, ishte shkruar edhe parrulla, “Borchard turp të kesh”. Veprimi I tyre mori edhe mbështetjen e kryetarit të PD.
Ky akt u cilësua si sulm dhe intimidim nga ambasadoret e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermania dhe Italia.
Aktualisht, muri është lyer dhe parulla nuk është më, ndërkohë banorët e pallatit, vijojnë jetën normalisht.
Prej ngjarjes së ndodhur, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE, Borchard.
Top Channel