Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vazhdon kontrollin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Konstatimi i radhës është bërë ndaj atyre që nuk kanë dorëzuar dokumentet në kohë, por edhe i atyre që janë tërhequr nga gara, për shkak se KED-ja ka detyrimin të publikojë emrat e të tërhequrve apo edhe të të ndaluarve. Pas tyre, kandidatëve që ngelen në garë u bëhet pikëzimi pasi iu vijnë dokumentet.

Në total janë 42 kandidatë që garojnë për Kushtetuesen e mbetur me vetëm një anëtar dhe 10 kandidatë për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, një organ ende inekzistent. KED-ja duhet të rendisë 18 emra për Gjykatën Kushtetuese dhe 5 të tjerë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, të cilët më pas duhet të votohen, çka do të sillte ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe lindjen e ILD-së.

  Ringritja e Kushtetueses. Kandidatët e parë, brenda muajit maj

Por, në mbledhjen e sotme është bërë vetëm renditja e 5 kandidatëve të tërhequr nga kandidimi për të gjitha pozicionet. Kjo listë kryesohet nga Alban Brati, për t’u pasuar nga Irena Reso, Theodhori Sollaku, Genci Ismaili dhe Avni Shehu. Ndërsa të ndaluar nga kandidimi janë Ardita Alsula, Denar Biba, Kristaq Traja, Vasil Bendo dhe Kostandin Kazanxhi, mbi bazën e korrespondencës me ILDKPKI-në për mosdorëzimin në afat të deklaratave të pasurisë sipas ligjit, brenda 15 ditësh.

Verifikimi i kandidatëve mbi pasuritë, integritetin moral dhe atë profesional ka nisur prej fillimit të muajit prill. Në mbledhjen e kësaj të marte që KED-ja ka zhvilluar me rend dite shqyrtimin e rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese, si dhe shqyrtimin e rasteve për gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Kushtetuesen dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, morën pjesë anëtarët e KED-së, anëtarët zëvendësues, Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga subjektet e ftuara sipas ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA